
U mbajt sot në Tiranë konferenca e 43-të e policive Europiane, ku theksi u vendos tek bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtare për të goditur grupet kriminale. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se Shqipëria së fundi ka marrë rol aktiv në hetimin e veprimtarisë kriminale, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të Frontex. Në këtë konferencë u theksua edhe nevoja për forcimin e insfrastrukturës pas sulmeve kibernetike.



