Shkodër/ Arrestohen dy persona, u kapën me heroinë (VIDEO)

Shkodër/ Arrestohen dy persona, u kapën me heroinë (VIDEO)

Një operacion i policisë në Shkodër ka çuar në pranga dy persona. D.Sh., 34 vjeç, dhe R.M., 26 vjeçe u vunë në pranga pasi në makinën e tyre u gjet një sasi prej 25.4 gramë heroinë.

Njoftimi i policisë

Me datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.Sh, 34 vjeç, banues në Shkodër

R. M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi të shtetasit D.Sh u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy