Hoti: Centralizimi e ka vrarë shërbimin shëndetësor, buxheti ka 13 vite që nuk rritet

Hoti: Centralizimi e ka vrarë shërbimin shëndetësor, buxheti ka 13 vite që nuk rritet

Një një bisedë në studion e MCN Informacion, Kliti Hoti, deputet i PD, analizoi problematikat e sistemit të shëndetësisë. Hoti u ndal në shërbimet më me probleme, ndërsa theksoi se buxheti rreth 3% e GDP-së ka mbetur në të njëjtin nivel prej 13 vitesh. Hoti shtoi se shërbimet që janë dhënë me koncesion kanë në qendër përfitimin e koncesionarit dhe jo pacientin. Sipas tij, centralizimi i shërbimeve e ka bërë shumë të vështirë marrjen e shërbimit shëndetësor. 

 

Ne nuk kemi kartelë elektronike. Nuk ka lidhje shërbimi parësor me shërbimin sekondar dhe QSUT. Nëse ti shkon për një vizitë, të duhet një letër nga mjeku i lagjes për të shkuar te specialist. Pastaj me kartelë fizike duhet të shkosh në Tiranë. Cfarë do të thotë kjo? Nuk kemi një bazë të të dhënave. Secili në shtëpi kemi zarfat e skanerave apo MRI, që rrinë aty disa vite dhe më pas humbin. Spitali nuk i ka këto të dhëna. Kartela elektronike do t’i zgjidhte këto. Sepse mbi ato të dhëna merret vendimi për pacientin. 

 

P.sh. në Shkodër, skaneri nuk ka punuar për disa ditë. Pajisjet duan shërbim. Nuk dihet nëse janë buxhetuar shërbimet. Por pacienti vjen në pikën që nuk i merr ato. Nuk ka asnjë buxhetim Ministria e Shëndetësisë për trajnime për aparaturat. Një pjesë e këtyre aparaturave nuk gjenden në qendrat terciare dhe janë te private. 60% e shpenzimeve shëndetësore paguhen nga qytetari. OBSH thotë se nuk duhet t’i kalojë 15%. Kjo është arsye pse dalin njerëzit në protestë. Ne kemi mjekë shumë të mirë, por nuk kanë mjetet për të trajtuar sëmundjen. 

 

Është e papranueshme që buxheti i shëndetësisë qëndron në rreth 3% të GDP-së. 

 

Centralizimi duhet shpërndarë. Është arsyeja pse ngrihen njerëzit. Nuk ngrihen për të prishur një gardh. Për kancerin duhet të ketë 7 qendra, ka vetëm 1. Pse duhet të ketë mbingarkesë Tirana, kur ka onkologë kudo. 

 

Janë disa kontrata PPP. Duhet të funksionojnë, por duhet të kenë në bazë pacientin. Është abuzuar shumë dhe sa herë përmendim PPP kemi frikë. Nuk e kemi shpikur ne, e kanë edhe vende të tjera. Por në rastin tonë, në qendër nuk është pacienti, është vetëm përfitimi.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy