Vdekja e sulmuesit të Egnatia-s/ Hajdini: Në vendet tjera kishte pësuar dy herë kolaps në fushë. Defibrilatorin nuk e ka hequr në Shqipëri

Vdekja e sulmuesit të Egnatia-s/ Hajdini: Në vendet tjera kishte pësuar dy herë kolaps në fushë. Defibrilatorin nuk e ka hequr në Shqipëri

Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Duamena ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në fushë në ndeshjen e së shtunës me Partizanin. 

Rasti ngjalli reagime në të gjitha mediat botërore, thotë gazetari i sportit, Edi Hajdini.

Në MCN live, Hajdini, thotë se pasi i ra të fikët, u arrit përmes një elektroshokut të përmendet por pas goditjes së dytë, ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kavajës.

Ky ishte një rast tragjik që rrëmbeu vëmendjen e të gjithë mediave botërore, sepse kishte kohë që nuk ndodhte një rast i tillë tragjik në fushate  lojës.

Ishte minuta e 24 e lojës kur ai u rrëzua në fushën e lojës dhe të gjithë vrapuan pas tij, sepse e dinin se ai ishte futbollist i cili kishte probleme me zemrën, deri diku ishte i pritshëm për shkak të të kaluarës që ai kishte dhe rezultati fatale, pasi arriti nga goditja me elektroshok u përmend, dhe rrugës për në spital i ra të fikët serish, i bën serish goditja me elektroshok dhe pa vajtur në spitalin e  Kavajës ndërroi jetë.

Ky është versioni zyrtar por autopsia pritet të nxjerr rezultate konkrete.

Gazetari Hajdini thotë se teksa më pas u diskutua fakti se ai luante me probleme me zemrën, Duamena kishte deklaruar që e ka hequr aparatin e defibrilatorit me vet dëshirë.  

Reagimet nuk ka patur sepse pritet rezultati i hetimeve.

Heqja e defibrilatorin atij i është bërë atij me ndërhyrje, dhe këtë nuk e ka bërë në Shqipëri. I gjithë ky diskutim është se ne vendet tjera e kanë të ndaluar të luajnë me defibrilator, Italia nuk e lejoj, Anglia nuk e ka p.sh. te ndaluar.

I ndjeri ka pësuar dy herë kolaps në fushën e lojës kur luante në Spanjë dhe Austri dhe ka deklaruar se pajisja e pengonte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy