Mjeku Edvin Prifti u la në burg/ Avokati: Paratë ishin të justifikuara, vendimin do ta apelojmë

Mjeku Edvin Prifti u la në burg/ Avokati: Paratë ishin të justifikuara, vendimin do ta apelojmë

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i mjekut Edvin Prifti deklaroi se vendimi ishte i padrejtë, pasi shtimi i akuzës për “pastrim të parave” është diçka e pandodhur, por e marrë me mend nga SPAK se do të ndodhte. Ai vijoi me ironi, duke shtuar se SPAK mund të ngrinte edhe akuzë për vrasje.

Gjithashtu ai tha se askush nuk është i detyruar që të deklarojë pasurinë, pasi pacienti ka pasur vetë dëshirë t'i japë para, ndërsa theksoi se vendimin do ta apelojnë.

Paratë ishin të justifikuara, gjykata nuk donte që ta merrte parasysh. Pa pasur një hetim për këtë çështje, për një bisedë mes disa personave. Nuk ka asnjë fakt, ka vetëm një dëshirë të një personi të caktuar për të dhënë lekë.

Fakti që mbahen në shtëpi, nuk është një vepër penale. Z.Prifti nuk është një person të cilin ligji e detyron që të tregojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes, ku janë këto para të pastruara?!

Nëse prokuroria ngre hipotezën se këto para do ti pastronte, ngre akuzën, por nuk ka asnjë provë. Ne do të ndjekim rrugët ligjore, do ta apelojmë”, tha avokati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy