E rëndë në Itali, 51-vjeçari shqiptar vret me çekiç gruan 39-vjecare

E rëndë në Itali, 51-vjeçari shqiptar vret me çekiç gruan 39-vjecare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 51-vjeçar shqiptar ka vrarë me çekiç bashkëshorten e tij. Sipas raportimeve të bëra nga mediat italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në Pove del Grappa.

Autori i krimit është identifikuar si Gëzim Alla dhe punonte në sektorin e përpunimit të hekurit, ndërsa ka qëlluar për vdekje bashkëshorten 39-vjeçare Dorina Alla. Sipas raportimeve ai e ka qëlluar disa herë me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen pas një sherri që kishin pasur ditët e fundit.

Pas krimit ai ka marrë në telefon policinë dhe ka treguar të gjithë ngjarjen dhe brenda pak minutave është arrestuar. Efektivët e Bassano del Grappa ndërhynë menjëherë dhe pas mbërritjes së ambulancës konstatuan se 39-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend.

Ende nuk është zbardhur shkaku që çoi në këtë përfundim, por nga hetimet e para rezulton që shkak është bërë një konflikt mes tyre. Fqinjët kanë treguar për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy