Biden flet me Netanyahun: Të respektohen ligjet për mbrojtjen e civilëve

Biden flet me Netanyahun: Të respektohen ligjet për mbrojtjen e civilëve

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan gjatë së dielës një bisedë telefonike, komunikimi i parë mes tyre që nga sulmi i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Presidenti përsëriti se Izraeli ka çdo të drejtë dhe përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët e vetë nga terrorizmi dhe nënvizoi nevojën për ta bërë një gjë të tillë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare që i jep përparësi mbrojtjes së civilëve.  

Një deklaratë e tillë vjen nga Shtëpia e Bardhë duke informuar lidhur me bisedën telefonike mes dy liderëve.

Në vijim Biden dhe Netanyahy diskutuan përpjekjet për lirimin e pengjeve duke përfshirë shtetas amerikanë, disa prej të cilëve mbeten të pagjetur.

Presidenti nënvizoi nevojën për të rritur menjëherë dhe në mënyrë të konsiderueshme fluksin e ndihmës humanitare për të përmbushur nevojat e civilëve në Gaza.

Presidenti dhe Kryeministri ranë dakord të qëndrojnë në konsultime të rregullta si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ekipeve të tyre përkatëse të sigurisë kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy