PD zgjedh kandidatin për Bashkinë e Lushnjes

PD zgjedh kandidatin për Bashkinë e Lushnjes

Partia Demokratike ka zgjedhur Indrit Sefën si kandidat për Bashkinë e Lushnjes. Ai aktualisht mban postin e sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Vendore në PD. 

Pasi mori mbështetjen e kryesisë, Sefa tha se sfidën e ka me qytetarët.

Sfida ime është me ata, për t’u afruar një qeverisje vendore e cilësore. Luftë për inate personale neve nuk kemi, beteja jonë është ajo për të marrë Bashkinë e Lushnjes.

Kreu i degës së PD Lushnje, deputeti Saimir Korreshi, tha se propozimi i anëtarësisë dhe kryesisë do t’i dërgohet Lulzim Bashës dhe më pas merr formë ligjore.

Për Bashkinë e Lushnjës sot u zyrtarizua edhe kandidatura e Eriselda Sefës për PS, e cila prej 17 vjetësh është punonjëse e kësaj bashkie.

Ndërsa koalicioni Shtëpia e Lirisë përfaqësohet nga Elton Bano, djali i ish-deputetit të PD, Ilir Bano. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy