Justin Bieber anulon koncertet, zbulon paralizën e fytyrës

Justin Bieber anulon koncertet, zbulon paralizën e fytyrës

Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar se wshtw prekur nga njw paralizw e fytyrës, shkak i bwrw ky edhe pwr anulimin e shfaqjeve këtë javë. 28-vjeçari tha në një video në Instagram se gjendja është për shkak të një diagnoze të sindromës Ramsay Hunt.

"Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime... Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime," tha ai.

Sindroma Ramsay Hunt është kur një shpërthim i herpesit prek nervin e fytyrës pranë veshëve, thonë ekspertët mjekësorë.

Në fillim të kësaj jave, turneu botëror i Bieber, i cili filloi në shkurt, njoftoi se tre shfaqje do të shtyheshin.

Bieber dhe gruaja e tij në tapetin e kuq

"Është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë," tha këngëtari i lindur në Kanada në videon tre minutëshe, duke treguar anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ai kërkoi nga fansat e tij të jenë të durueshëm dhe për shfaqjet e tij të ardhshme tha se ai "fizikisht, padyshim, nuk është i aftë t'i bëjë ato".

Ai gjithashtu buzëqeshi dhe pulsoi sytë, duke u treguar 240 milionë ndjekësve të tij se si ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëvizte.

Bieber shtoi se ai ka bërë ushtrime të fytyrës për t'u "rikthyer në normalitet", por se nuk e di se sa kohë do të duhet për t'u rikuperuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy