Rama: Vrasjet janë ulur me 51.4 %

Rama: Vrasjet janë ulur me 51.4 %

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm i është drejtuar ndjekësve të tij me një pyetje në rrjetet sociale, se sa është ulur numri i vrasjeve vitet e fundit.

Përgjigjja është 51.4 %. Në 7 vjet numri i vrasjeve është përgjysmuar nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 gjatë vitit 2010”, tha Rama.

Sipas Ramës, lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e parametrave të sigurisë publike mbeten.

Ndërsa në vazhdën e fushatës së vaksinimeve, Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqen të moshuar që kanë kryer vaksinën dhe shprehin falenderimin e tyre për këtë gjë. Po ashtu, ata i bëjnë thirrje të gjithëve për t’u vaksinuar.

Mbi videon e publikuar, kryeministri shkruan se përpjekjet nuk do të ndalen, e me këmbëngulje të madhe, ai thekson se do të fitojmë betejën me armikun e padukshëm.

Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 200,000 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm”, shkroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy