Nga studio e ‘MCN Live’ analisti Denis Dyrnjaja nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit duke thënë se është me Ramën dhe se ai ka të drejtë pasi kryebashkiaku po hetohet për fustanet e bashkëshortes dhe jo për inceneratorin.
Në vijën e ironisë Dyrnjaja i ka bërë thirrje SPAK që të reflektojë dhe të kthejë Veliajn në krye të bashkisë sa më shpejt se ka ngelur institucioni pa kryetar.
Sipas tij as kryeministri nuk po mbron Veliajn por demokracinë duke folur në emër të qytetarëve sepse ne paskemi qenë në represion diktatorial, prandaj dhe duhet të bëhemi me kryeministrin dhe Veliajn.
Unë vetëm për shkak se nuk dua të shkel statusin tim të objektivitetit që kemi në raport me profesionin por do kisha shkuar dhe unë në protestë për lirimin e kryetarit të bashkisë sepse sot bashkia është pa kryetar, s’ka se si të drejtohet.
Nëse ne paskemi përfunduar te një institucion që drejtohet vetëm nga një njeri se në fakt kështu ka ndodhur por për sa kohë këto janë të pa provueshme njerëzit duhet të jenë të lirë.
Pra nga momenti i ndalimit të Veliaj, Shqipëria ka kaluar në nivelin e diktaturës, ne paskemi qenë në kushtet e një represioni diktatorial se si sillet drejtësia me njerëzit, pra ne e paskemi pranuar që paskemi qenë në diktaturë dhe duhet të bëhemi me kryeministrin duke dalë kundër SPAK.
Në çdo parantezë që ai bënë e nis me mbrojtje. Unë se bëj dot ndarjen e strukturës nga individi, unë sot jam me kryeministrin se nuk e pranoj dot një diktaturë represioni të ligjshëm. Jam me kryeministrin se ka zgjedhur ta mbaj afër kryebahshkiakun, do kisha shkuar dhe unë në Durrës ta takoja po të mos isha në studio tani. Jemi serioz duhet të bëhemi me kryeministrin kur ai ngre zërin për represion.
Sa i përket heshtjes së ndërkomëbatrëve, ai tha se edhe heshtja e tyre vjen nga ‘keqardhja’.
Mu këput shpirti kur Bushka aty në një monolog u viktimizua, këta e dinë si po i mbajnë në kurriz këto siklete, është e tmerrshme. Dhe heshtja e ndërkombëatrëve më duket në këtë linjën time, për keqardhje sepse BE ka mbajtur një linjë më zyrtare dhe formale brenda kontekstit që ne do vazhdojmë të mbështesim organet e reja të drejtësisë, por cilido që të jetë reagimi i ardhur nga SHBA besoj se do e cenoje drejtësinë.
Natyrisht që unë dyshoj vërtet për priokurorë të veçantë që kanë çështje të veçanta që ndoshta nuk po ecin me ritmin e duhur, si Prençi për 21 janarin, natyrisht që një prokuror tjetër qoftë dhe vetë Dumani mund të kishte parë pak më shumë çështjen e inceneratorit që nuk ekziston.
Tani jemi fiks te represioni diktatorial që na kujton gjyqin e Nexhmije Hoxhës që u dënua për kafet dhe jo krimet kundër njerëzimit dhe Veliaj sot nuk po gjykohet për inceneratorët, por për fustanet e gruas.
Nuk merremi me 130 mln eurot e Bechetit, ndërkohë që ikin 100 e milionshat por merremi me fustanet e Ajola Xoxës.
Më tej ai shtoi se nuk mund të hetojmë fustanet dhe të dënojmë një person pa pasur prova fustanesh, si mund të hetojmë kreun e bashkisë më të rëndësishme për fustanet e gruas.
Ka të drejtë kryeministri, ne duhet të merremi me çështje serioze, nëse drejtësia s’ka prova për këto le ta kthejnë kryetarin e bashkisë në detyrë.
Prandaj del dhe kryeministri që të mësojë SPAK si të sillet me njerëzit e pushtetit. Çdo ditë duhet të ulim një flamur dhe të hedhim një tjetër dhe ta mbështesim kryeministrin se ka misionin Albania, ka misionin më të madh.
Tani kemi ardhur te momenti i dytë shumë kurcial, çfarë është shteti demokratik, duhet ti dalim në krah kryeministrit në këtë kohë të vështirë. Nuk e kuptoj pse po i bihet në qafë maxhorancës. Ne kot kemi krijuar një iluzion sikur çfarë po bëjnë, ata janë në siklet të madh, po i bien në qafë në çdo mënyrë dhe duhet të jemi me kryeministrin.
Rama sot është në bashki sepse pa të drejtë i është prerë rruga kryebahskiakut nga prokuroria e posaçme dhe prandaj pretendoj që SPAK të reflektojë dhe ta kthejë Erion Velaijn në detyrë.
Unë kam pritshmëri shumë të mëdha se kryetari i bashkisë është i pafajshëm dhe të gjithë janë të pafajshëm, unë dëgjova kryeministrin dhe e besova, ai flet në emrin tonë. Ça do flasë Veliaj, ai s’di asgjë se çfarë ka ndodhur, ka bërë punën, shkon me biçikletë në punë.
Unë jam dhe me kryetarin e bashkisë se ai prokurori e ka shantazhuar dhe intimiduar që përfaqëson aty qytetarët dhe një mori artistësh. Kryeministri nuk po mbron kryetarin e bashkisë, por po mbron njerëzit e thjeshtë, drejtësinë.
Ai po flet në emër të qytetarëve, standardeve, në emër të një objektivi që ka qenë reforma në drejtësi dhe sot është i realizuar por jo plotësisht për shkak të stadarteve .



