Përmbytjet/ Çuçi mbledh Shtabin e Emergjencave në Gjirokastër: Jemi në gatishmëri të plotë

Përmbytjet/ Çuçi mbledh Shtabin e Emergjencave në Gjirokastër: Jemi në gatishmëri të plotë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mbledhur Shtabin e Emergjencave në Gjirokastër lidhur me situatën e krijuar në vend si pasojë e shirave të dendur dhe përmbytjeve që kanë prekur disa zona dhe akse kryesore të vendit.

Nga Gjirokastra Çuçi shprehet se janë marrë masat e nevojshme si nga pushteti lokal dhe ai qëndror për përballimin e situatës në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Qarkut Gjirokastër, ku bashkë me drejtuesit vendorë diskutuam për koordinimin e punës në përballimin e emergjencës së krijuar nga reshjet intensive. Falë investimeve që kemi kryer dhe angazhimit të menjëhershëm si asnjëherë më parë të të gjithë strukturave shtetërore, kemi sot një gjendje që s’ka të krahasuar me të shkuarën. Sidoqoftë jemi në gatishmëri të plotë dhe në alert për çdo situatë eventuale.” Shkruan Çuçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy