KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum

KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve për referendumin, Kodi Penal dhe për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin  “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit ‘Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”.

Pas shqyrtimit, KQZ vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve.

Po ashtu, KQZ shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin të Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar” si dhe “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “ Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”.

Gjithashtu, KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant:

Bashkia Vau i Dejës, Paskualina Preçi

Bashkia Patos, Denisa Pëllumbaj

Bashkia Skrapar, Klajdi Kadiu

Bashkia Gjirokastër, Florika Qafzezi

Bashkia Tiranë. Liri Jani

Bashkia Tiranë, Tedi Deraj

Bashkia Kamëz, Fatjon Braka

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy