Plagosja e Bledar Okshtunit në Kavajë, arrestohen pas 24 orëve tre autorët e dyshuar

Plagosja e Bledar Okshtunit në Kavajë, arrestohen pas 24 orëve tre autorët e dyshuar

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar arratia e Ndriçim Jonuzit, autorit të plagosjes në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët në konflikt Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësin Markel Shtylla.

Jonuzi ishte ai që shkrepi armën dhe që i shkaktoi plagën në këmbë Okshtunit i cili është aktualisht në komisariatin e Policisë së Kavajës, bashkë me dy të tjerët, të akuzuarit si bashkëpunëtorë.

Ende nuk dihen rrethanat e arrestimit të Jonuzit, i cili edhe pse ishte në kërkim nga policia foli publikisht për plagosjen. Ai pranoi autorësinë dhe tha se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri për motive të dobëta pasi Okshtuni i kishte zënë rrugën një gruaje me shami.

Vetë Okshtuni tha se gjithçka erdhi pas një konflikti për parkimin e makinës. Duke qenë se ngjarja ndodhi në zyrat e PD-së shkaktoi reagime politike.

Kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi një atentat ndaj demokracisë duke akuzuar Jonuzin si të lidhur me kryeministrin Rama. Meta bëri të njëjtë gjë ndërsa kreu i qeverisë u distancua.

Mbi Ndriçim Jonuzin, 45 vjeç, rëndon akuza për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Plagosja e rëndë me dashje", dhe Dorian Troplini, 29 vjeç dhe Markel Shtylla, 29 vjeç për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy