Allegri: Juve e shëmtuar

Allegri: Juve e shëmtuar

Max Allegri ka treguar se është i zhgënjyer me skuadrën e tij Juventus pas barazimit 1-1 me Sporting.

“Rezultati ishte gjëja e vetme e mire mbrëmë”, ka thënë ai, transmeton Express.

Një fitore do t’ia kishte siguruar Juventusit kalimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, por Bruno Cesar i befasoi vendasit duke shënuar për 1 me 0, ndërsa Gonzalo Higuain e shpëtoi skuadrën italiane nga disfata duke e barazuar rezultatin më vonë.

“Është zhgënjyese, sepse kishim mundësi ta siguronim kualifikimin dhe nuk e bëmë. Tash e kemi Barcelonën e më pas Olympiakosin, prandaj gjithçka është e paqartë”, ka thënë Allegri për MEdiaset Premium.

Ai beson se Juve është dashur të jetë më e organizuar.

“Jam i zhgënjyer sepse pjesa e parë ishte e shëmtuar, por do ta marrim këtë rezultat i cili ishte gjëja e vetme e mirë sonte”, ka shtuar ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy