Pikaso i vogël, djali afgan tërheq vëmendjen me pikturat e tij (VIDEO)

Pikaso i vogël, djali afgan tërheq vëmendjen me pikturat e tij (VIDEO)

Lapsa të zinj, fletë të bardhë dhe një smartfon nga ku merr modelin. Me këto tre objekte, Farhad Nouri është shndërruar në një Pikaso të vogël. Djaloshi jeton në një kamp refugjatësh në Krnjaca, Serbi, së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit më të vegjël.

Një vit më parë, ata u arratisën nga Afganistani, kaluan në Turqi, më pas në Greqi dhe mbetën të bllokuar në qendrën e pritjes së refugjatëve në një zonë në Serbi, vetëm pak kilometra nga Beogradi.

Farhad e shpreh talentin në portretet e personazheve të njohur, familjarëve apo miqve. Piktori i tij i preferuar është Pablo Pikaso, ndërsa ëndrra më e madhe: të arrijë në Zvicër ose SHBA, për t’u bërë piktor apo fotograf.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy