
Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike iu bashkua sot edhe Rudina Hajdari. Ajo e cilësoi fillim të mirë mbledhjen e demokratëve rreth Komisionit të Rithemelimit, duke shtuar se ka ardhur koha të korrigjohen gabimet e bëra përgjatë nëntë viteve të fundit.
Lënia e mandateve ishte dëm për PD-në. Kemi arritur në një pikë ku PD e kupton se ishte vendim i gabuar.
Mendoj që PD-së i duhen të gjithë njerëzit që kanë kontribuuar që nga ‘91-shi deri tani. Gjatë 9 viteve të fundit, PD ka kaluar disa disfata që duhet t’i korrigjojmë. Nuk bëhet vetëm përmes një individi, por duhet një grupim i fortë. Dëshira dhe ambicia ime është të përfaqësoj PD-në në strukturat më të larta. Por kjo nuk do të thotë që nuk do respektoj vendimin e demokratëve. Nuk besoj te emërimet.
PD është në krizë dhe nuk mund të them se çdo gjë është rregulluar. Duhet ende shumë punë, por është një fillim i mirë. Duhet ta fillojmë me vullnetin për të bërë një opozitë shumë të fortë.
Mendoj që PD gjithmonë do të ketë marrëdhënie të forta me SHBA. Sa i përket non gratës, Berisha këtë e ka problem personal. Duhet të bëjmë të pamundurën që PD të tejkalojë këtë krizë.



