
Kanella është një erëz që shpalos shumë shije dhe aroma.
Shumica e njerëzve nuk janë në dijeni për ekzistencën e dy llojeve kryesore të kësaj erëze, që është ‘cassia’ dhe ‘cejlon’
Të dyja janë të shëndetshme, por njëra prej tyre përmban një toksinë që është shumë e dëmshme nëse konsumohet me tepricë, shpjegon teknologu i Sigurisë ushqimore, Abdyl Sinani.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Sinani pohon se kanella ‘cassia’ është prodhim kinez me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut.
Kanella në SriLanka prodhohet në sasi 40% pastaj një pjesë tjerët prodhohet nga Kina. Janë dy lloj kanellash, ‘Cassia’ që e prodhon Kina dhe kanella ‘cejlon’; që është më e mira dhe është më origjinalja.
Te cassia ka një gjë, ka një lloj kimikati që dëmton organizmin, është çmim më i lirë i kësaj kanelleje, dhe kjo qarkullon në tërë botën.
Vetë kanella që prodhohet në Kinë ka rrezik nëse konsumohet më shumë, ndërsa tjetra që prodhohet në Siri Lanka është e cilësisë më të lartë.
Sinani tregon se etiketa e kanellës 'cassia' duhet të ketë kujdes pasi nëse konsumoni mbi 10 ml për kilogram, rreziku për shëndetin rritet ndjeshëm
Në etikete po tha ‘cassia’, është e rrezikshme, që përdoret mbi 10 ml për kg, pra, nëse përdoret kjo sasi atëherë është e rrezikshme. Se kanella del nga druri i kanellës, ajo prihet dhe pjesa e dytë që del, thahet në hije dhje ambient te ftohta.
Të gjitha kanellat janë të rrezikshme po kalove mbi 10 ml për kg, doza ka rëndësi.
Po e sheh të shkurtur në etiketë ‘cassia’, është me rrezikshmëri, sepse e përdorin kudo, në qumësht, kudo.
Kanella pudër, ka kimikaten e rrezikshme për organizimin. Meqë vijnë nga Kina, ato duhet të konservohen, me CO2 (dioksit squfurin) ai e lufton mikroorganizmat dhe myqet, nuk e lejon që et myket. Mirëpo edhe kjo ka një sasi të caktuar që ti hedhesh.
Nëse e kemi konsumuar shumë kanellën, vete direkt ne tru, dhe të bllokon, në mushkëri, sidomos në frymarrje, dhe në muskuj, pra bllokon në këtë pjese të përdorimit të kësaj kanelle me këtë CO2, bën këto dëmtime, bile në është mbi sasinë lejuar, ajo e ka mbi 200 PPM.



