Ministri të përbashkëta me Kosovën, Vetëvendosje mbështet propozimin e Ramës

Ministri të përbashkëta me Kosovën, Vetëvendosje mbështet propozimin e Ramës

Shqipëria dhe Kosova do të kenë ministri të veçanta për marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Ideja e hedhur disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur mbështetje te Vetëvendosja, e cila doli parti e parë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Rama është shprehur se do t’ia propozojë këtë kryeministrit të pritshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Ky propozim pritet të mbështetet nga Vetëvendosje. Këtë e ka lënë të kuptohet anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila gjatë një interviste në Kosovapress, tha se zyrtarisht partia nuk e ka pranuar këtë propozim, por ai është i mirëpritur.

Haxhiu tha se fuqizimi i raporteve në mes Kosovës dhe Shqipërisë do jenë prioritet i qeverisë Kurti.

Haxhiu ka theksuar se, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të fokusohet në zbatimin dhe jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një premtim ky i bërë edhe nga vetë Albin Kurti në një nga intervistat e para pas fitores së zgjedhjeve.

Rama dhe Albin Kurti pritet të takohen mbrëmjen e sotme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy