
Tirana do të presë ditën e sotme dhe të nesërme, forumin e parë të investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, ku në kuadër të tij do të vijë në vendin tonë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Zyrtarja e lartë e BE u prit nga Kryeministri Edi Rama në orën 10.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më tej me një takim kokë më kokë mes tyre.
Në vijim do të ketë një konferencë për mediat nga Kryeministria rreth orës 11.15.
Von der Leyen do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj.
Forumi i investimeve “BE-Ballkani Perëndimor” përfshin vendet e rajonit si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe synimi është forcimi i bashkëpunimit ekonomik me vendet e Bashkimit Europian.



