Liçaj: Kemi mbi 3 mijë ISP që shpërndajnë internet tek qytetarët, 5G më e mirë dhe efikase për të ardhmen

Liçaj: Kemi mbi 3 mijë ISP që shpërndajnë internet tek qytetarët, 5G më e mirë dhe efikase për të ardhmen

Eksperti i IT, Edmond Liçaj në MCN Economy duke komentuar për rrjetin e telekomunikacionit në vendin tonë u shpreh se një problem për vendin tonë është ndërhyrja e frekuencave e vendeve fqinje në zonat afër kufijve.

Ai tha se aktualisht kemi mbi 3 mijë ISP që shpërndajnë internet tek qytetarët, por mungojnë ekspertët e telekomunikacionit që të kontrollojnë bizneset. Sipas tij, 5G është e mirë për televizionet, aeroportet, pra është më e mirë dhe efikase për të ardhmen.

Me dijeninë time AKEP është monitorues dhe normalisht që i kanë të dhënat sepse është i vetmi që monitoron të dhënat duke marrë shkas dhe nga operatorët telefonikë kështu që duke parë këto dy raste mund ti besojmë këtyre të dhënave dhe pse shohim herë pas here ndërhyrje frekuencash nga shtetet fqinje.

Në aspektin e AKEP sigurisht që nuk është institucion i varur nga një tjetër institucion por është i pavarur dhe është pjesë e një organizate ndërkombëtare që merret me këto frekuenca në të gjithë Europën.

Besoj se të ndjekësh standardin ato ecin sipas standardit dhe normalisht në raportet të BB ne do çalojmë. Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe kur shohim ISP e shpërndarjes së rrjetit ato janë mbi 3 mijë.

Ne kemi një ligj për shpërndarjen e internetit por çështja është se sa zbatohet kjo. Ne kemi dhe një formalitet shumë të madh në Shqipëri shumë ISP nuk deklarojnë se sa përdorues kanë.

Vetëm një institucion siç është AKEP nuk besoj se mund ta monitoroj çdo hallkë prandaj janë të gjithë instrumentet në lojë. Çdo pajisje me ligj duhet të regjistrohet në institucion siç është AKEP.

Që të monitorohet çdo hallkë duhet të jetë e regjistruar çdo gjë. Gjithashtu ka dhe një mungesë të theksuar të burimeve njerëzore. Brezi që po punojnë është një brez që ka mbaruar studimet në ’95, është një brez i një kohe tjetër. Duhet të merren më shumë sepse duke mos pasur ekspertët e duhur do jetë dhe më komod ai tjetri të abuzojë.

Shqipëria kërkon shumë investim për të ndryshuar infrastrukturën dhe s’ta kthen pas fitimin sepse jemi vend i vogël. 5G mund të jetë një mundësi e mirë për kompanitë e transmetimit, televizionet, aeroportet ndërkohë që 4G nëse mirëmbahet është e mjaftueshme për ne mund të ecim me hapa të sigurtë me këtë që kemi dhe nëse zbatohet ligji çdo gjë është perfekt për vendin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy