Cakrani: S’jemi shtet i së drejtës nëse nuk rehabilitojmë të burgosurit, burgjet shqiptare me standarde të dyfishta (VIDEO)

Cakrani: S’jemi shtet i së drejtës nëse nuk rehabilitojmë të burgosurit, burgjet shqiptare me standarde të dyfishta (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani ka ngritur shqetësime të forta lidhur me gjendjen në burgjet shqiptare, duke theksuar mbipopullimin, trajtimin e ndryshëm të të dënuarve dhe mungesën e theksuar të rehabilitimit.

 

Sipas tij, sistemi i vuajtjes së dënimit në Shqipëri është i ndarë në dy kategori: një trajtim më i favorshëm për të ashtuquajturit “VIP” dhe një trajtim më i vështirë për të burgosurit nga shtresa të varfra të shoqërisë. 

 

Ai ka ngritur gjithashtu shqetësime për cilësinë e ushqimit dhe kushtet e përgjithshme në disa institucione të vuajtjes së dënimit.

 

Cakrani thekson se problemi nuk qëndron vetëm te infrastruktura, por edhe te mungesa e funksionimit real të rehabilitimit, psikologëve dhe punonjësve socialë në burgje.

 

E kam ngritur shqetësimin e mbipopullimit në burgje, madje kam marrë edhe kosto në kuptimin që më kanë atakuar sepse sipas tyre po prishja imazhin e burgjeve shqiptare… sot koha më dha të drejtë fatkeqësisht. 

 

Për të paraburgosurit është lajm i mirë sepse kanë nevojë të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Në burgjet shqiptare ka dy kategori të burgosurish, VIP dhe ata që vijnë nga familje që vuajnë për bukën e gojës. 

 

Rehabilitimi është një institucion i rëndësishëm dhe nëse ne nuk e bëjmë dot këtë, nuk kemi arritur asgjë.

 

Ai shtoi gjithashtu se mbipopullimi në burgje mbetet një problem serioz, duke kërkuar reagim institucional, veçanërisht nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse.

 

Në deklaratën e tij, Cakrani preku edhe çështje sociale brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, duke nënvizuar nevojën për trajtim njerëzor dhe standarde më të barabarta për të gjithë të burgosurit.

 

Burgjet shqiptare sot janë të mbipopulluara, jo vetëm për të burgosurit, por edhe për punonjësit socialë, psikologët dhe edukatorët që, sipas meje, nuk po kryejnë funksionin e tyre siç duhet. 

 

Edhe psikologët shpesh shkojnë aty pa një efekt real në procesin e rehabilitimit. Mua më intereson rehabilitimi, i cili nis që nga gjendja psikologjike e të burgosurit. 

 

Sa i përket eskortave, unë nuk e shoh si problem; për mua ato janë të dashura apo bashkëjetuese, dhe një i burgosur ka edhe nevoja fiziologjike, kështu që nuk e konsideroj aspak problem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy