DEA amerikane me zyrë në Tiranë

DEA amerikane me zyrë në Tiranë

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve, DEA, pritet të hapë zyrën e saj në Tiranë.

Në një njoftim të SPAK thuhet se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani zhvilloi një takim “shumë konstruktiv” me shefen e DEA-s, Anne Milgram.

“Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë”, thuhet në njoftim, referuar takimit të zhvilluar në Athinë.

“Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar”, vijon njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy