Zeka: Shumë portale në Shqipëri financohen nga Serbia, Rama ka informacion nga SHISH (VIDEO)

Zeka: Shumë portale në Shqipëri financohen nga Serbia, Rama ka informacion nga SHISH (VIDEO)

Analisti Milaim Zeka tha se shumë media në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht portalet, financohen nga para serbe dhe ruse. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Zeka tha se kryeministri Rama duhet të flasë pasi ka informacion nga SHISH-i mbi portalet në fjalë.

Ndikimi rus në Ballkan është shumë i madh. Imagjinoni se çfarë ndikimi ka paraja ruse te portalet në Shqipëri dhe Kosovë. Kemi pushtime ekonomike, jo me tanqe, por në forma të tjera. Kurrë s’kemi qenë më mire Shqipëria dhe Kosova sa i përket lirisë. Ka shumë të dhëna për portalet. Firmat serbe në Shqipëri janë shumë të fuqishme. Mediat e sidomos portalet janë shumë të ndikuara nga Serbia dhe Rusia. Për këtë duhet të flasë Edi Rama, që ka në dorë SHISH. Rama ka informata, i di me emër dhe mbiemër siç i di qeveria e Kosovës se cila portale financohen nga Serbia dhe Rusia”, tha Zeka.

Analisti hodhi poshtë zërat që aludojnë se Kosova ndihet e rrezikuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Kosovën e kontrollon NATO që prej 1999. Kemi bazën e NATO-s shumë fuqishme, kemi trupat e KFOR-it. Kosova as nuk ka qenë, as është ndjerë e rrezikuar përtej propagandave të analistëve të ndryshëm që shkruajnë marrëzira të tilla. Baton Haxhiu vetëm për klikime tha se do zhvendoset baza amerikane, që ishte lajm i rremë. Siguria më e madhe e kombit shqiptar është që Kosova kontrollohet nga NATO, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia janë pjesë e NATO-s”, tha Zeka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy