
Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, deklaroi se Grenell nuk është i interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me qeverinë aktuale të Kosovës.
Serwer vë në dukje se Dërguari i SHBA për Misione të Posaçme po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së nga pushteti.
“Kuptimi im është se Grenell punon për Presidentin, kështu që derisa Presidenti të thotë diçka ndryshe Grenell flet për Shtëpinë e Bardhë. Grenell nuk është i interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me qeverinë aktuale të Kosovës. Ai kërkon largimin e VV-së dhe Kurtit nga pushteti pas zgjedhjeve. Herën e fundit ai tentoi që Kurti të forcohej dhe të fitonte shumicën në parlament. Grenell nuk është një njeri që mëson nga përvoja. Nuk kam dyshim se ai do të provojë përsëri edhe për ndarje”, tha ai për teve1.info.
Serwer thotë se “në një qeveri normale amerikane”, Grenell nuk do lejohej t’i afrohej politikave të Ballkanit, për shkak të konflikt interesit.



