Biden: Ukraina nuk është gati për anëtarësim në NATO

Biden: Ukraina nuk është gati për anëtarësim në NATO

Presidenti Joe Biden i tha CNN në një intervistë ekskluzive se Ukraina nuk është ende gati për anëtarësim në NATO, duke u shprehur se lufta e Rusisë në Ukrainë duhet të përfundojë përpara se aleanca të shqyrtojë shtimin e Kievit në radhët e saj. Biden i tha Fareed Zakaria të CNN se ndërsa diskutimi për anëtarësimin e afërt të Ukrainës në NATO ishte i parakohshëm. Ai u shpreh se SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë t'i ofrojnë presidentit Volodymyr Zelensky dhe forcave të tij sigurinë dhe armatimin që u nevojiten për t'i dhënë fund luftës me Rusinë. Intervista e Biden vjen përpara udhëtimit të tij njëjavor në Evropë, i cili përfshin një samit të NATO-s në Lituani, ku lufta e Rusisë në Ukrainë dhe nxitja e Zelenskit për anëtarësimin në NATO do të jenë ndër çështjet kryesore gjatë mbledhjes. “Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO në lidhje me futjen apo jo të Ukrainës në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte,” tha Biden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy