Asambleja, Andoni: PS-ja e ka marrë seriozisht sfidën e zgjedhjeve lokale

Asambleja, Andoni: PS-ja e ka marrë seriozisht sfidën e zgjedhjeve lokale

Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se asambleja e PS-së e mbajtur këtë të shtunë donte të tregonte që partia është e bashkuar.

 

Sipas Andonit, disa lëvizje të Ramës sot tregon që PS-ja e ka marrë seriozisht sfidën e zgjedhjeve lokale. 

 

Nuk është se më thënë ndonjë gjë të madhe PS funksionon si një detashment ushtarak, ku fjala e Ramës është e padiskutueshme. Nuk është puna se atje është bërë një punë e mirë le të themi sasiore apo cilësore për të parë rezultatet dhe për të bërë ndryshimin.

 

Duket që Rama përballet me dy probleme, e para qasja e SPAK përballë tij dhe individëve të tij. Kjo nis që nga kryetari i Bashkisë së Shkodër dhe kryetarë të tjerë bashkish dhe pastaj vijon tek eficensa e bashkive. Ne e dimë që një pjesë e madhe, fondet më të mëdha i shpenzojnë për rrogat dhe nuk kanë sjellë impakte të mëdha. Asambleja e kësaj radhe donte të tregonte që PS-ja është e bashkuar dhe nga ana tjetër duket që socialistët e ndiejnë shqetësimin shumë të madh publik që viti i parë në mandatin e 4-ët është jashtëzakonisht problematik. Qasja e Gjiknurit në Tiranë, shmangia e kryebashkiakut në Shkodër tregon që PS-ja e ka marrë seriozisht sfidën e zgjedhjeve lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy