Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Gjokutaj: Varianti i ri rigjeneron arsimin, nuk është marrë asgjë nga i vjetri (VIDEO)

Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Gjokutaj: Varianti i ri rigjeneron arsimin, nuk është marrë asgjë nga i vjetri (VIDEO)

Ditën e nesërme në Kosovë do të mbahet një ceremoni për prezantimin e Abetares së unifikuar Shqipëri - Kosovë në nisje të vitit të ri mësimor, ndërkohë që ka nisur prej 3 ditësh, trajnimi i mësuesve te klasave të para, ku sezoni shkollor nis më datë 12 shtator.

Lidhur me librin e ri, një nga autoret e abetares së përbashkët Mimoza në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se sa herë të ndryshojnë tekstet më mirë i bëhen arsimit, ndërsa u shpreh se sjellja e variantit të ri ishte shumë i rëndësishëm. Ajo tha se abetarja është e re dhe se nuk është marrë asgjë nga libri i mëparshëm.

Sa herë të ndryshojnë tekstet më mirë i bëhet arsimit, rinovohen me elementë të rinj, por unë vlerësoj në këtë nismë se është aspekti gjithëpërfshirës dhe bërjes mbarëkombëtare i tekstit. Teksti i parë ka qenë i bërë mes Kosovës dhe Shqipërisë, por në Kosovë ishte i vetëm, ndërsa në Shqipëri ishte mes 4 alternativave. Ndërsa tani i afron shkollës një përmbajtje të re, një mendësi të re, rigjeneron arsimin dhe jep mundësi për të përditësuar aftësitë prandaj vlerësoj marrjen e kësaj nisme.

Ministria e arsimit mbështetet në alternativat për një lëndë ka disa tekste dhe pasi bëhet një alternativë tekstet vlerësohen dhe në bazë të pikëve ata vendosen në listë nga i pari deri te i treti. Kjo metodologji ka funksionuar dhe në Kosovë dhe Shqipëri. Tekstet kanë kaluar në filtra didaktikë të tyre. Në 2014 është ndërmarrë një reformë që është mbështetur në të vlerësuarit e të mësuarit të të nxënit. Abetarja është e re dhe nuk është marrë asgjë nga libri i mëparshëm. Mendoj se ka kohë për të bërë vërejtje për abetaren, aktualisht duhet ta promovojmë. Ne jemi të hapur për të marrë të gjitha vërejtjet nga të gjithë të interesuarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy