Zhduket limuzina e Stalinit në Moskë (FOTO)

Zhduket limuzina e Stalinit në Moskë (FOTO)

Limuzina që dikur i përkiste Stalinit u zhduk për një ditë në Moskë. Makina antike ZIS-115 - një limuzinë e blinduar me vlerë 2.8 milionë dollarë, që dikur është përdorur nga Jozef Stalin - është vjedhur në Moskë.

Mjeti u vodh nga një grup prej gjashtë personash, që u futën në bazën ku ruhej makina dhe e morën atë me një kamion tërheqës. Ky është supozimi i autoriteteve, pasi limuzina peshon plot 4.2 tonë. Ajo është e blinduar, e llogaritur të përballojë plumba mitralozi nga një distancë prej 25 metrash (përfshirë dritaret), si dhe shpërthimet e granatave.

Makina u gjet 24 orë më vonë, të shtunën, në një garazh të kryeqytetit. Siç raportojnë mediat ruse, policia nuk ka gjetur gjurmë të hajdutëve, të cilët, mesa duket, në pamundësi për ta çuar atje ku e kishin planifikuar, e kanë braktisur misionin e tyre.

ZIS-115 është makinë luksoze e prodhuar në Bashkimin Sovjetik në vitet 1949-1955. Në atë kohë janë prodhuar vetëm 50 të tilla. Makina që dikur i përkiste Stalinit ishte në pronësi të Ruslan Tarpan, një biznesmen i fuqishëm ukrainas, të cilit i referohen shpesh si oligark.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy