
Elon Musk ka ndryshuar logon e Twitter-it, duke i dhënë lamtumirë logos së zogut të kaltër.
Tashmë logoja e re është qeni Shina Inu, imazh që frymëzoi memet në internet në vitin 2013. Kujtojmë që fotoja e qenit lidhet edhe me kriptomonedhën Dogecoin.
Nëse provoni të hapni versionin në ueb të Twitter, ekrani do t’ju tregojë logon e re.
Fotografia e shfaqur e faqes kryesore të Twitter është zëvendësuar gjithashtu.
Në mënyrë tipike Musk, ai postoi një meme në Twitter duke vënë në dukje ndryshimin.



