Vrasja e ish-kreut të Komunës Velipojë, të afërmit: S’ka pasur borxhe, nuk është kërcënuar gjatë detyrës (VIDEO)

Vrasja e ish-kreut të Komunës Velipojë, të afërmit: S’ka pasur borxhe, nuk është kërcënuar gjatë detyrës (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Shkodra u trondit nga vrasja e Pashko Ujka, 64 vjeç, ish-kryetar i Komunës së Velipojës dhe ish-deputet.

Ai u qëllua pranë banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” teksa ishte me bashkëshorten dhe ndërroi jetë në spital gjatë operacionit ku ishte futur për t’i shpëtuar plagës së marrë në shpinë.

Policia tha se dyshohet se krimi ndodhi për shkak të detyrave të mëparshme të Ujkës, ndërsa flitej dhe për borxhe.

Lidhur me këtë, ditën e sotme ka ardhur një reagim nga të afërmit e tij, të cilët sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë.

Gjithashtu sipas tyre, Ujka nuk i ka pasur borxhe financiare dhe s’ka pasur as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy