Moti i keq përmbyt Durrësin dhe Vlorën, probeleme edhe në autostradë

Moti i keq përmbyt Durrësin dhe Vlorën, probeleme edhe në autostradë

Moti i keqë që ka përfshirë vednin ka sjellë edhe problemet e para në disa prej qyteteve të vendit. Era e fortë ka bërë që deti në Vlorë të arrijë deri në 8 ballë, duke sjellë që fillimi i shëtitores së Lungomares të përmbytet si dhe në disa lagje të qytetit bregdetar ka pasur probleme.

Deri tani nuk pasur problem me trafikun, por bizneset që janë në fillim të shëtitores kanë rrezikuar përmbytjen.

Përmbytje ka pasur edhe në Durrës, ku shiu i rënë ka përmbytur disa rrugë në këtë qytet. Gjithashtu si pasojë e prezencës së ujit, rruga për tek ‘Stacioni Trenit’, ‘A.Gega’, rruga për tek Spitali si dhe shëtitorja ‘Taulantia’ janë përmbytur dhe janë të pakalueshme.

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pasditen e sotme territorin e vendit tonë, kanë shkaktuar problem në autostradën Tiranë-Durrës.

Uji ka mbushur korsinë e lëvizjes se makinave. Raportohet se disa makina kanë dalë në pjesën anësore të rrugës, pasi qarkullimi është bërë i vështirë. 

Ndërkohë situata e përmbytjeve ka vijuar edhe në Shkodër ku zona e Anës së Malit vijon të përkeqësohet. Sipërfaqja e përmbytur ka kaluar 750 hektarë, ndërsa niveli i ujit krahasuar me një ditë më parë, është rritur rreth 20 cm.

Në rrugën e Obotit mund të kalohet vetëm me mjete të larta, ndërsa dëmet në kulturat bujqësore dhe në bazë materiale janë të dukshme.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy