LAJM I FUNDIT/ Mbyllet rinumërimi i 64 kutive të votimit për Tiranë, Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

LAJM I FUNDIT/ Mbyllet rinumërimi i 64 kutive të votimit për Tiranë, Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi sot 64 kuti votimi të Qarkut të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe Partia Socialiste, nga të cilat rezultoi se kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk i takon mandati i deputetit. Partia Socialiste arrin të ruajë mandatin e 18-të në Tiranë.

“Beteja” votë për votë në secilën kuti u zhvillua për shkak të kërkesës së PDIU e cila pretendonte se mandati i kryetarit të saj i ishte vjedhur nga numurimi i votave.

Ne total nga numerimi i 64 kutive, PDIU ka arritur te fitoje 5 vota, qe i ishin mohuara me 25 qershor.

Megjithatë pavarësisht rinumërimit, Idrizi mbeti jashtë Parlamentit pasi i duheshin edhe 32 vota të tjera nga 37 që i duhen për të fituar mandatin.

Pra nga rezultati perfundimtare Irdizi nuk arrin te marre mandatin e 34-t në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy