
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte dritën jeshile njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE, raporton VOA.
“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken, gjatë një përgjigje për senatoren demokrate Jeanne Shaheen.
Blinken tha se njohja nga Beogradi është tjetër çështje dhe do të dojë kohë.
“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes”, tha zoti Blinken.



