Xhaçka: Shqipëria do tërheqë trupat, koha që Afganistani te marrë në dorë fatet e veta

Xhaçka: Shqipëria do tërheqë trupat, koha që Afganistani te marrë në dorë fatet e veta

Olta Xhaçka, ministrja e Jashtme, thotë se Shqipëria do të tërheqë trupat e saj nga Afganistani. Kjo si pjesë e një vendimi të marrë nga NATO, që pretendon se tani ky vend do të marrë në dorë pronësinë e proçesit të paqes. Të njëjtin vendim konfirmoi edhe Amerika nëpërmjet presidentit Joe Biden pak më parë.

“Sot, në takimin e posaçëm të ministrave të jashtëm e të mbrojtjes të NATO, në emër të qeverisë shqiptare, konfirmova se Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani. 

Ka ardhur koha që afganët dhe forcat politike të marrin pronësinë e këtij procesi paqeje. 

Shqipëria është e gatshme të tërheqë trupat e saj, së bashku dhe në koordinim me Aleatët,”-shkruan Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy