
Autoritetet kanë filluar evakuimin e 3000 banorëve pranë vullkanit Mount Ibu në ishullin lindor të Indonezisë Halmahera, njoftoi të enjten agjencia e fatkeqësive, pasi një shpërthim këtë javë shkaktoi një re hiri të trashë deri në katër kilometra në qiell.
Ibu shpërtheu të mërkurën në mëngjes për rreth dy minuta, njoftoi agjencia vullkanologjike e Indonezisë, duke i detyruar autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në zonat përreth në nivelin më të lartë.
Evakuimet filluan vonë të mërkurën për rreth 3000 banorë përreth zonës, të cilëve u jepej prioritet për shkak të afërsisë së tyre me vullkanin, tha për Reuters Abdul Muhari, një zëdhënës i agjencisë së zbutjes së fatkeqësive të vendit.
Ai kishte thënë më parë se 13.000 persona jetonin pranë vullkanit.
Duke gjykuar nga terreni, sipas tij, situata është ende e qëndrueshme.
Aktivitetet e Ibu-së pasojnë një seri shpërthimesh të vullkaneve të ndryshme në Indonezi, i cili ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive.



