
Teksa Bullgaria nuk lëviz nga qedrimi i saj për veton ndaj Maqedonisë së Veriut, në lëvizje është vënë SHBA.
Dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, që i kanë dërguar një letër ambasadorit dhe tregojnë presionin e amerikanëve dhe pse duhet ta paguaj Shqipëria.
Lidhur me letrën e dy kongresmenëve gazetari Robert Papa në një lidhje Skype për MCN TV tha se letra e drejtuar nga dy kongresmenë dhe firmosur nga 11 kongresmenë të tjerë i kërkon Sofjes të heq dorë nga veto. Sipas Papës në letër thuhet se nëse nuk mbahet përgjegjësi dhe të merren masa për anëtarësimin në BE, i lihet hapësirë Rusisë dhe Kinës për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor.
Intervista:
Z. Papa, çfarë përfaqësojnë dy anëtarë e Kongresit dhe çfarë impakti pritet të ketë letra e tyre?
Papa: Letra është drejtuar nga dy kongresmenë por është firmosur nga 11 kongresmenë të tjerë. I është dërguar ambasadorit dhe tregon presionin e amerikanëve dhe pse duhet ta paguaj Shqipëria. Në letër thuhet se nëse nuk mbahet përgjegjësi dhe të merren masa për anëtarësimin në BE, i lihet hapësirë Rusisë dhe Kinës për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor. Një favor është për Shqipërinë, por dje presidentit bullgar tha se nuk do tërhiqemi.
Z. Papa, a pritet të ketë kërkesa të tjera, që i referohen integrimit të Ballkanit Perëndimor, apo kjo nuk është një çështje që po merr shumë vëmendje aktualisht?
Papa: Ne kemi mundësi që të hyjmë dhe të bëhemi pjesë e procesit, s’ka pse të jemi bashkë. Duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut.
Z. Papa, ndaliemi pak tek zhvillimet ketu në Shqipëri. Z. Berisha ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do shpalle non grata miliarderijn Xhorxh Soros. Cili është komenti juaj?
Papa: Do ishte lajmi më i mirë për shqiptarët. Soros është njeri që kundërshtohet masivisht. Juri Kim ka thënë ai është non grata dhe sdo vijë në zyrën time. Berisha i ka dhënë provat që është i fortë dhe nuk pyet për figura që mund të kenë edhe peshë në Ushaington. Dhe unë them që është lajm i mirë.



