Studimi zbulon moshën në të cilën një grua është në kulmin e seksualitetit

Studimi zbulon moshën në të cilën një grua është në kulmin e seksualitetit

A e dini se në çfarë moshe një grua është në kulmin e seksualitetit të vet? Shumë njerëz mendojnë moshën e universitetit, por duket se gabohen. Ai moment vjen shumë më vonë.

Një studim i ri i kryer nëpërmjet aplikacionit “Natural Cycles”, pyeti 2 600 ëgra të moshave të ndryshme mbi jetën e tyre seksuale, përfshirë edhe pyetje si “sa seksi ndihesh”, “sa shpesh përjeton orgazma”, “sa kënaqësi merr prej tyre” etj.

Për të analizuar rezultatet, femrat e anketuara u ndanë në 3 kategori: deri në 23 vjeç; 24-35 vjeç dhe mbi 36 vjeç.

Sipas studimit, femrat 36 vjeç e sipër ishin grupi që ndiheshin më seksi. 80 për qind e tyre deklaroi se ndihej gjithmonë seksi dhe shumë mirë me veten.

Grupmosha tjetër me besim te vetvetja ishin vajzat më të reja, 70 % e tyre deklaruan se ndiheshin seksi.

Grupi me egon më të dobët rezultuan femrat e grupmoshës 24-35 vjeçe, vetëm 40 për qind e tyre pranuan se ndiheshin seksi.

Edhe në lidhje me jetën seksuale, grupi i femrave 36 vjeçe e sipër rezultuan më të kënaqura dhe me përvoja të shpeshta dhe të bukura.

Për më tepër, 86% e këtij grupi thanë se kishin pasur marrëdhënie seksuale në 4 javët e fundit, ndërsa te grupu 24-35 vjeç, kjo shifër qëndronte në 76 për qind.

Në lidhje me shpeshtësinë e raporteve seksuale, më pak se 1/3 thanë se kishin 2 raporte në javë, pak më shumë se 1/5 thanë se kishin 3 raporte dhe 1/5 thanë se kishin vetëm një herë në javë marrëdhënie seksuale. / Independent / Përgatiti: G.S. /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy