Rama debat me gazetarin për shtëpin e tij. Ja çfarë thotë për Koçon dhe Blushin

Rama debat me gazetarin për shtëpin e tij. Ja çfarë thotë për Koçon dhe Blushin

Si çdo konferencë për shtyp kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka kursyer as as kritikat ndaj medias dhe batutat me gazetarët. Në konferencën e fundvitit Rama u nxeh në momentin që njëri gazetarëve u kërkoi të dinte më shumë për shtëpinë e tij në Surrel dhe për akuzat e opozitës për kontrollon e bixhozit.

Rama: Ju si ABC e keni treguar shtëpinë time shpeshherë, asgjë tjetër s’keni bërë përveçse keni shpifur.

Gazetari: Na lejoni ta shohim më nga afër

Rama: Shtëpinë e kam për familjen dhe miqtë, ju nuk jemi miqtë e mi…

Gazetari: Po kur nuk na lejoni…

Rama: Ajo që keni bërë është jo korrekte dhe jo etike, negative dhe e qëllimshme për të manipuluar opinionin publik. Kam një shtëpi modeste më shumë se e atyre që bëjnë opininistin. Po, ka mur të madh se unë jam i gjatë.

Ndërsa për akuzat për lojërat e fatit, kryeministri shtoi: “Mos prisni nga unë që të përgjigjem. Ju nuk mund të vini të thoni se sa e deformuar është shtëpia ime. Ku ishte pyetja juaj për shtëpinë. Nuk keni pse e tregoni shtëpinë, sikur është shtëpia e drakulës. E neveris këtë mënyrë të bëri gazetari. Ata që më besojnë mua, më besojnë mua, ata që besojnë opozitë, besojnë opozitën. Unë nuk jam Luigji i 14. Shyqyr që nuk jam sepse ashtu do të bëja dëme. Kjo është një shpifje. Ju vini në diskutim shifrat e ekonomisë se nuk lexoni se nuk informoni. Ju këto i vini në diskutim këto. E di që ju i bëni pyetjet mua dhe e di kush ua jep”.

Më herët, gazetarja e Top Channel e pyeti nëse rrezikonin shqiptarët t’ju kthehej sërish regjimi i vizave, Rama ia kthen: Elona unë e di që ti je blu, por mos u bëj kaq blu e thellë. Të lutem Elona!

Por a do ta ketë kryeministri Vunoin vendin e pleqërimit tani që u përjashtua Kokëdhima nga PS? Kryeministri ka rezervuar këtë përgjigje për gazetaren e TV Klan: Ti je më e mirë se kaq, mund të bësh pyetje më të mira se kaq…”

Kur e pyetën për koston që mund të kishin shqiptarët nga PPP-të, kryeministri i tha gazetares së SCAN: “Po jua shpjegojmë ne, edhe pse këtë duhet t’ua shpjegoni ju qytetarëve se jeni gazetarë”.

Por a i vjen keq kryeministrit që ka humbur dy miq në vitin që po lëmë pas, Blushin dhe Kokëdhimën? Kryeministri ka sqaruar se kur bëhet fjala për cënimin e partisë, nuk bënte dallime.

“As njërin, as tjetrin nuk i kam bërë miq si anëtar partie por si individë, miqësitë e mia nuk më ndikojnë në moskryerjen e detyrës time ashtu siç unë mendoj që duhet ta kryej. Kur cenohet PS nuk bëj dallime miq apo jo miq, në momentin kur cenohet puna e përbashkët. Kur kyn në këtë punë ka gjithmonë keqardhje…”, sqaroi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy