
Austria ishte mes vendeve që nuk dëbuan diplomatë rusë, në përgjigje të helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal. Kancelari asutriak, Sebastian Kurz, shpjegon arsyen për këtë.
Ai thotë se Austria kërkon të qëndrojë neutrale dhe të luajë rolin e mediatorit mes kombeve të tjera.
“Ne duam të mbetemi një platformë-urë, ku qindra diplomatë zhvillojnë bisedime”, tha Kurz duke shtuar se vendi i itj është mes 1/3 së vendeve të BE-së që nuk morën masa ndaj Moskës lidhur me akuzat për rastin Skripal.
“Ne kemi marrëdhënie rë mira me Rusinë. Ne jemi vend neutral dhe qendër e shumë institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe OSBE-ja. Qindra diplomatë vijnë këtu për bisedime si një tokë neutral. Për këtë arsye ne do të vijojmë të luajmë rolin e urës mes kombeve”, tha Kurz, në një intervistë me rastin e 100 ditëve të parë si kryeministër.



