Sahan Moratuvage, drejtor ekzekutiv i Zenz Group nga panairi i Klik Ekspo Group tha për mikrofonin e MCN Economy se punëtorët e huaj që vijnë në Shqipëri ndihen mirë dhe se ata e pëlqejnë sjelljen e shqiptarëve.
Më tej Moratuvage tha se Shqipëria ka potencial të madh në energjinë e rinovueshme duke shtuar se ndërtimi dhe turizmi vijojnë të jenë në fokus.
Në 3-4 vitet e fundit shohim rritje në turizëm dhe ndërtim. Potencial është natyra, pozicioni i Shqipërisë dhe mikpritja që kanë qytetarët shqiptarë.
Ka një afrim të mirë. Po të shohësh punëtorët e huaj e pëlqejnë sjelljen e shqiptarëve. Ndihen mirë.
Shqipëria ka potencial të madh në energjinë e rinovueshme. Fokusi është tek turizmi dhe ndërtimi.
Mendësia korporatave është shumë e rëndësishme.
Është rasti i Turqisë. Në fillim ishte pronari që kishte hotelin në dorë. Vendoste kë do punësonte dhe shkarkonte. Më pas shkuam ne. Duhen profesionistë që mund të sjellin ndryshime në departamente të rëndësishme.
Sipas Moratuvage ka kompani nga Europa nga Lindja e Mesme të cilat janë të interesuara për të investuar në Shqipëri.
Ka kompani nga Europa nga Lindja e Mesme të cilat janë të interesuara për të investuar në Shqipëri e rëndësishme është që të fillojë të ndryshojë mendësia që në këtë moment. Kompanitë e huaja që do të vijnë do ta shtojnë konkurrencën. E rëndësishme është mendësia e sipërmarrësve, duhet të përparojnë.
A është koha për të investuar në Shqipëri? Kjo është pikëpyetja e investitorëve.
Për mua po është koha e duhur për të investuar në Shqipëri.
Kemi kërkesë nga Shqipëria për krahun e punës. Shohim që do të ketë boom të madh në Shqipëri.



