
Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili me heret ka qënë përgjegjës për procesin e zgjerimit.
Basha e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, i cili mbështet nga BE.
Për liderin e opozitës, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre.
Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht. Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti i ardhshëm. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi.
Nga ana e tij komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme për një vend që kërkon të bëhet anëtare e BE. Hahn ka vlerësuar rolin e opozitës në reformën në drejtësi duke theksuar se për hir të interesave kombëtare ofroj kompromis edhe pse kishte mangësi. Hahn e kosnideroj rolin e opozitës në miratimin e reformës në drejtësi si të paprecedent në vendet e ballkanit perëndimor.



