Pas "Gatwick", dronët pezullojnë fluturimet edhe në aeroportin "Heathrow", më i madhi në Britani, policia nis hetimet (VIDEO)

Pas "Gatwick", dronët pezullojnë fluturimet edhe në aeroportin "Heathrow", më i madhi në Britani, policia nis hetimet (VIDEO)

Pas aeroportit të Gatwick, dronët kanë shkaktuar kaos edhe tek aeroporti më i madh i Britanisë së Madhe, ai i "Heathrow" në Londër.

Fluturimet janë ndalur pasi është raportuar për lëvizje të një droni në afërsi të aeroportit britanik.

Zëdhënësja nga Heathrow tha se aeroporti është duke bashkëpunuar me policinë për të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë operacionale.

“Si masë parandaluese kemi ndaluar nisjet ndërsa hetimet po vazhdojnë. Kërkojmë ndjesë për udhëtarët për çdo shqetësim që mund të shkaktojë kjo”, tha më tej zëdhënësja.

Vendndodhja e fluturimit, nga Radarët, tregoi se avionët ishin gati të uleshin në pistën e aeroportit, por pas njoftimit të martën në mbrëmje ata kanë pezulluar uljen duke pritur një lajmërim të dytë. Ndërkohë shumë avion të tjerë qendruan në pistëne aeroportit bashkë me pasagjerët.

Policia Metropolitane tha se: "Rreth orës 05:05, sot, më 8 janar, morëm raporte për zbulimin e një droni në afërsi të aeroportit të Heathrow. Si një masë parandaluese, aeroporti i Heathrow ka ndaluar nisjet dhe oficerët mbëritën në Heathrow dhe po hetojnë aktualisht raportet me kolegët që ndodhen atje".

Kjo ndërprerje vjen pas një ndalese të ngjashme muajin që shkoi në aeroportin Gatwick, pasi u raportua për lëvizje të dronëve.

Rreth 140,000 njerëz u prekën nga kaosi në Gatwick, e cila ndodhi gjatë një periudhe tre-ditore në prag të Krishtlindjeve. Incidenti i fundit vjen vetëm disa ditë pasi u njoftua se të dy aeroportet kishin investuar shuma të konsiderueshme parash në teknologjinë anti-drone ushtarakë.

Sekretari i transportit, Chris Grayling, tha se kishte qenë në kontakt me Heathrow. "Unë kam folur edhe sekretari i mbrojtjes dhe ushtria po përgatitet të vendosin pajisjet e përdorura në Gatwick edhe në Heathrow shumë shpejt nëse kjo do të jetë e nevojshme", shtoi ai.

Shumë udhëtar janë ende duke pritur në pistë dhe shumë të tjerë jashtë aeroportit, i cili është më i madhi në Mbretërinë e Bashkuar, dhe shërbye për më shumë se 200,000 pasagjerë çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy