Shkreli: PD-ja pretendon mandatin e 7-të në Shkodër

Shkreli: PD-ja pretendon mandatin e 7-të në Shkodër

Eliona Shkreli, kryetare e PD-së në Shkodër tha në studion e MCN Informacion se Partia Demokratike po punon për të marrë mandatin e 7 në këtë qark.

Sipas Shkrelit, ardhja e Benet Becit në krye të bashkisë Shkodër i ka bërë një nder PD-së sepse ka treguar që është një person totalisht i paaftë.

 

Drupal Ad

Fushata dhe daljet e kandidatëve tanë ka rritur frymën në Shkodër. Kandidatët dhe ne si degë po përpiqemi të jemi pranë qytetarëve. Ajo që foli ishte hapja e fushatës. Berisha vendosi që hapjen ta bënte në Shkodër. Pallati i Sportit ishte i tejmbushur. Nuk ka dyshim që Shkodra është e djathtë, është qytet i lirë, e do demokracinë.

Qytetarët janë të lodhur nga braktisja që i ka bërë qeveria prej 12 vitesh, është e lodhur nga shpopullimet.  

PD patjetër që do të fitojë. Ne po luftojmë për mandatin e 7-të në Shkodër. Na ka bërë nder grabitja që bëri Beci, tregoi që është totalisht i paaftë. Beci e ka kthyer Shkodrën në një kënetë, bizneset mbyllen çdo ditë. Pretendojmë mandatin e 7-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy