Banka e Amerikës premton 1 miliard dollarë për të luftuar pabarazinë racore

Banka e Amerikës premton 1 miliard dollarë për të luftuar pabarazinë racore

Banka e Amerikës do të dhurojë 1 miliard dollarë gjatë katër viteve të ardhshme për programet e komunitetit dhe bizneset e vogla, për t’u ardhur në ndihmë në adresimin e pabarazisë ekonomike dhe racore që është përkeqësuar nga Covid-19.

CEO i Bankës së Amerikës, Brian Moynihan, tha në një njoftim për shtyp të martën se për shkak të pandemisë, pabarazitë themelore ekonomike dhe sociale u thelluan.

Donacioni 1 miliardë dollarësh është një zgjerim i fondit prej qindra miliona dollarësh që Banka e Amerikës dhuron për organizata jofitimprurëse dhe u jep hua bizneseve të vogla, në pronësi të pakicave.

Banka e Amerikës (BAC) tha se paratë do të zgjerojnë shërbimet shëndetësore, si klinikat e vaksinimit, në komunitetin me ngjyrë, "mbështesin" bizneset e vogla dhe rekrutimin e punonjësve të rinj të bankave në komunitetet ekonomikisht të pafavorshme.

Donacioni i Bankës së Amerikës, i cili arrin në 250 milion dollarë në vit gjatë katër viteve të ardhshme, është pjesë e vogël e 27.4 miliardë dollarëve që gjeneroi në 2019.

Banka vetë ka një histori të trazuar me pakicat: Ajo u gjobit me 2.2 milion dollarë në 2013 për diskriminimin e kandidatëve me ngjyrë, të cilët kanë kërkuar punësim pranë saj gjatë dy dekadave. Departamenti Amerikan i Punës e urdhëroi atë të paguante gjobën pasi zbuloi se më shumë se 1 100 punëkërkues afrikano-amerikanë u ndeshën me diskriminim në zyrat e kompanisë në Charlotte, Karolina e Veriut, në kohë të ndryshme midis 1993 dhe 2005.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy