Testohet vaksina kundër Covid-19 dhe ka shpresë se po funksionon

Testohet vaksina kundër Covid-19 dhe ka shpresë se po funksionon

Shkencëtarët nga Vuhani, vendi ku ka origjinën dhe ky virus vdekjeprurës kanë testuar vaksinën tek njerëzit dhe kanë shpresë se janë në rrugë të mbarë.

Bëhet e ditur se studiuesit kanë nisur të martën prova klinike të vaksinës së parë të zbuluar kundër koronavirusit në Kinë, e cila u testua tek 108 persona. Këta persona që marrin pjesë në këtë studim kalojnë një periudhë karantine, ku raportojnë çdo detaj mbi gjendjen e tyre shëndetësore tek studiuesit shkencor. Ndërkohë, mediat kineze raportojnë se do të duhet të paktën 1 muaj për të parë nëse do të jetë efektive kjo vaksinë apo jo.

Chen Wei, studiuesi që udhëhoqi kërkimet për vaksinën thekson se: “Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë. Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës”. Ndërkohë, shteteve europiane u duhet të presin nëse ky rezultat është efektiv për Kinën, dhe më pas ajo do të testohet në Itali dhe në Spanjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy