Kryeministri Edi Rama vazhdon me kërkesën ndaj votuesve shqiptarë që ti japin në maksimum votën partisë socialiste në mënyrë që siç thotë Kryeministri, makina të jetë me një timon. Gjithashtu gjatë takimit me të rinjtë në njësinë nr 5 Rama tha se sfida e ardhshme e PS-së është ekonomia. Kryeministri tha se PS ashtu si luftoi për reformën në drejtësi ashtu do të luftojë edhe për ekonominë.



