Berlini: Varësia e Gjermanisë nga gazi rus, ka rënë në 35%

Berlini: Varësia e Gjermanisë nga gazi rus, ka rënë në 35%

Varësia e Gjermanisë nga gazi rus ka rënë në 35%. Një deklaratë e tillë u bë ditën e sotme, nga ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck në një konferencë për shtyp në Berlin.

Javët e fundit ishte folur për një kuotë të reduktuar në 40% të varësisë nga gazi rus.

Furnizimet për verën janë të garantuara. Megjithatë duhet kursyer gaz pasi ka presion të fortë për të reduktuar varësinë e Gjermanisë. Zgjerimi i energjive të rinovueshme mund të zëvendësojë gazin.

Gjermania është një ndër vendet që ka ndërmarrë më pak sanksione ndaj Rusisë pas nisjes së agresionit ushtarak ndaj Ukrainës, pikërisht prej varësisë ekonomike që ka ndaj këtij shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy