Bien sipërfaqet e mbjella me grurë/ Gaxho: Ndryshimet klimatike dhe kostot e larta po ulin rendimentin dhe cilësinë (VIDEO)

Bien sipërfaqet e mbjella me grurë/ Gaxho: Ndryshimet klimatike dhe kostot e larta po ulin rendimentin dhe cilësinë (VIDEO)

Kultivimi i grurit në rajonin e Myzeqesë po bëhet gjithnjë e më i vështirë. 

Rritja e temperaturave dhe kushtet klimatike gjithnjë e më të paqëndrueshme kanë ulur ndjeshëm sipërfaqet e mbjella dhe rendimentin për njësi sipërfaqe, pohon specialisti i bimëve, Kadri Gaxho. 

Në një prononcim për edicionin informativ të MCN TV, ai thekson se ndikimi i ndryshimeve klimatike po rëndon mbi sektorin bujqësor, sidomos mbi prodhimin e grurit.

Rajoni i Myzeqesë, dikur i përshtatshëm për kultivimin e grurit, tashmë nuk i plotëson më kushtet optimale. 

Kemi rënie të sipërfaqeve të mbjella, por edhe një cilësi më të ulët të grurit të prodhuar, është ulur rrezja e grurit dhe raporti i proteinave me karbohidratet nuk është më ai i duhuri. 

Nga viti 2023 në 2024, prodhimi total i drithërave ka rënë me rreth 51 mijë tonë, ndërsa sipërfaqja e mbjellë është tkurrur me 30%.

 Sipas Gaxhos, kjo lidhet edhe me futjen e kultivarëve të papërshtatshëm, që kanë çuar në ulje të ndjeshme të rendimentit.

Rendimenti lidhet drejtpërdrejt me kushtet që ofron toka dhe klima, por është ndikuar negativisht edhe nga zgjedhja e gabuar e farave. Kemi futur shumë kultivarë jo të përshtatshëm për zonën tonë, që nuk i përballojnë temperaturat e larta apo thatësirat. 

Poashtu edhe mungesa e leverdisë ekonomike për fermerët është një faktor tjetër që ka ndikuar në braktisjen e kësaj kulture:

Kultivimi i grurit nuk është më rentabël. Kostoja e prodhimit është e lartë, ndërsa çmimi i shitjes në treg mbetet shumë i ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy