Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi u kapën me 2 kg kokainë.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë të moshës 29 dhe 30 vjeç dhe drogën e kishin fshehur në parakolpin e maklinës së tyre “Volksëagen”.
Ata u zbuluan për shkak të nervozizmit të shfaqur para forcave të policisë gjatë një kontrolli të Guardia di Finanza-s në Venecias në Itali.
Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërsa në zbulimin e kokainës ndihmuan edhe qentë antidrogë.
Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg, kapte vlerën e 200.000 eurove.



